Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Thika plagos 16-vjeçarin në Delvinë, nxënësit në revoltë: “Jemi të frikësuar”, babai i autorit na sfidon duke i rënë xhepit me lekë

14:53 06/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Nxënësit e gjimnazit “Sulejman Delvina” në Delvinë kanë protestuar sot përpara Komisariatit të Policisë, pas plagosjes së një 16 vjeçari me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ata kërkojnë masa për sigurinë në shkollë dhe paralajmërojnë se protesta do të vazhdojë nëse autori kthehet sërish në klasë.

Ngjarja ka ndodhur më 4 mars pranë gjimnazit “Sulejman Delvina”, në lagjen “Sinan Ballati”. Sipas informacioneve paraprake, dy nxënës të moshave 15 dhe 16 vjeç fillimisht janë përfshirë në një konflikt verbal brenda ambienteve të shkollës. Përplasja ka vijuar edhe jashtë saj pas përfundimit të mësimit, ku 15 vjeçari dyshohet se ka përdorur një mjet prerës duke plagosur në shpatull bashkëmoshatarin e tij.

16 vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i mituri i dyshuar si autor është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Nxënësit që protestuan para komisariatit pretendojnë se situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por sipas tyre nuk janë marrë masa për ta parandaluar përshkallëzimin e saj. Ata thonë se një nga nxënësit kishte sjellje problematike dhe se nuk është ndërhyrë në kohë.

Sipas dëshmive të nxënësve, 15 vjeçari ka marrë leje për të dalë nga shkolla dhe është kthyer më pas me thikë. Ata pretendojnë gjithashtu se prindërit nuk janë njoftuar për incidentin dhe se nxënësi i përfshirë është lejuar të largohet nga shkolla para përfundimit të orarit mësimor.

“Ai djali 15 vjeç ka dalë nga shkolla, ka marrë leje dhe ka shkuar n shtëpi që të marrë thikën, ëmë pas ka dashur që djali tjetër t’i afrohet në një vend ku ka qenë pa njerëz të tjerë. Kanë qenë disa bashkëmoshatarë që kanë pasur frikë të futen, por njeri u fut dhe lëndoi dorën. Shkolla ka thënë që ne nuk bëjmë dot gjë se ka ndodhur jashtë shkolle. Ai rast ka ndodhur disa metra afër shkollës. Ne kërkojmë sigurinë tonë dhe drejtësi për atë djalin. Nuk është e drejtë që ai të vijë këtu në shkollë se ne nuk do jemi më të sigurt nëse ai kthehet përsëri këtu. Do të vazhdojmë protestën nëse do të kthehet”, tha një prej nxënësve.

Një tjetër nxënëse u shpreh: “Unë me djalin që kishte thikën e kisha në klasë dhe është gjithmonë problematik. Nuk është hera e parë që i bën këto gjëra. Ne e shohim çdo ditë, nuk mendoj se ai ka surrat të vijë më në shkollë”.

Ndërsa një tjetër nxënëse tha: “Babai i tij vjen këtu na thotë neve që jemi gënjeshtarë. Vjen këtu dhe i bie xhepit me krenari ndërkohë që ne i themi që leku nuk vlen asgjë”.

Nxënësit theksojnë se toleranca dhe mungesa e masave parandaluese kanë krijuar një klimë pasigurie në shkollë dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa konkrete për garantimin e sigurisë së tyre. Në zonën ku ndodhi incidenti ndodhen kamera sigurie të shkollës dhe të bizneseve përreth, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Të tjera

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend
Aktualitet

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish sot në protestën e 17-të kundër qeverisë Rama, ku mes zërave që folën në podiumin...

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë
Aktualitet

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar protestës së 17-të ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke mbajtur një qëndrim...

23:10 16/06/2026
Para
“Për ty Albana kam numrin 0900”, Vokshi përplaset me socialistët: Gjuhë seksiste në Kuvend

“Për ty Albana kam numrin 0900”, Vokshi përplaset me socialistët: Gjuhë seksiste në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

23:10 16/06/2026
“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

15:03 16/06/2026
Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

14:26 16/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek, Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English