Skip to content
Të Gjitha

Theu arrestin shtëpiak dhe kërcënoi me thikë efektivët, arrestohet 46-vjeçari në Mirditë

· 2 min lexim

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Mirditës për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kanosje të efektivëve.

Këto të fundit e kanë pikasur L.V., duke lëvizur nëpër qytet dhe i kanë kërkuar mjetin e identifikimit.

Ai kundërshtoi urdhërin e efektivëve dhe i kërcënoi me thikë që të mos afroheshin.

Më pas 46-vjeçari tentoi të largohej, por u neutralizua nga policia shumë shpejt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Mirditë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe lëvizte në qytet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, kundërshtoi dhe kanosi me armë të ftohtë punonjësit e Policisë, vihet në pranga 46-vjeçari nga Mirdita.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, si rezultat i kontrolleve të shtuara, kanë konstatuar duke lëvizur nëpër qytet, Rrëshen, shtetasin L. V., për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, 46-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e tyre dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (thikë) që të mos i afroheshin dhe ka tentuar të largohej, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. V., 46 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.