Theri gruan me thikë dhe u hodh nga pallati, dalin detajet e ngjarjes së rëndë në Librazhd

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Librazhdit.

Daut Gjokola vrau me thikë gruan e tij, Lule Gjokola dhe më pas u hodh nga kati i katërt në apartamentin ku banonin.

Sipas “Balkanweb”, ngjarja u regjistrua në lagjen “Shkumbin”.

Mësohet se në banesë kur ka ndodhur krimi, ka qenë edhe djali i tyre 26-vjeçar.

Gruaja u transportua menjëherë në spital, por nuk ka arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Lule Gjokola 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi Daut Gjokola është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê. Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento