Kishin planifikuar të ngrinin flamurin me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, arrestohen 8 çekë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Kosovës ka ndaluar 8 shtetas çekë, të cilët kishin planifikuar të ngrinin me dron një flamur me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Çekët do ta kryenin aktin gjatë ndeshjes Kosovë-Çeki që do të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ata janë kapur në flgarancë në Ferizaj, ndërsa u janë konfiskuar edhe flamujt me mbishkrime.

Sipas mediave kosovare, në mesin e të ndaluarve, dy ishin femra.

Gjithashtu mësohet se njëri nga çekët kishte nënshtetësi serbe.

Të 8 të ndaluarit janë dërguar në rajon me urdhër të Prokurorit.

Shpërndaje
Share.

Komento