Skip to content
Të Gjitha

Theri 55-vjeçaren dhe u arratis në Itali. Policia arreston 27-vjeçarin që kreu vrasjen makabre

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë, ku është përfshirë një shqiptar ka ndodhur në Zvicër.

Shqiptari 27-vjeçar ka vrarë një grua,55 vjeç, duke e therur me thikë në Gjenecë.

Policia ka gjetur disa orë më vonë trupin e pajetë të viktimës, e cila ishte qëlluar disa herë me thikë.

Pas ngjarjes, i riu u arratis në Itali, por u kap nga karabinierët, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti zvicerian.

Ai u arrestua në një ambulancë në Milano ku kishte shkuar të merrte ndihmën e parë.

27-vjeçari kishte plagosur njërën dorë gjatë vrasjes së kryer.

Mendohet se ai është ndihmuar nga një shqiptar tjetër për tu arratisur.

Lajmërimi u bë nga Interpoli i Zvicrës.

I riu kishte precedentë të mëparshme kriminale për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nuk është bërë i ditur ende identiteti i tij dhe as motivet e ngjarjes.