Skip to content
Të Gjitha

Thellohet tragjedia në Berat, humb jetën edhe personi i tretë që u nxorr gjallë nga pusi

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në fshatin Dushnik të Beratit.

Një i moshuar së bashku me nipin dhe djalin, humbën jetën pasi u bllokuan brenda një pusi.

Viktimat janë Kamber Hoxha 77 vjeç, Neim Hoxha, 46 vjeç dhe Gentjan Golashi 45 vjeç.

Kamberi ishte i pari që u fut brenda pusit për ta pastruar, pasi ishte bllokuar prej vitesh.

I moshuari u bllokua brenda dhe në ndihmë të tij hyri nipi i tij Gentjani dhe më pas Neimi djali i tij.

Policia dhe zjarrfikësja pavarësisht përpjekjeve, nuk arritën që t’i shpëtonin jetën.

I vetmi që u nxorr gjallë nga pusi ishte Neimi, por që për fat të keq ndërroi jetë rrugës për në spital.

Shkak për vdekjen e tyre u bë një xhep gazi që xhaxhai kishte hasur gjatë punës.