Skip to content
Aktualitet

Testohen 50 efektivë policie për drogë, ja mënyra si zgjidhen grupet

· 2 min lexim

Dy ditë mas marrjes së vendimit nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano dhe nënshkrimit të marrëveshjes me një laborator privat,  50 efektivë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër i janë nënshtruar testit të drogës.

Për efektivët që rezultojnë pozitiv në përdorimin e substancave narkotike, merret menjëherë masa e përjashtimit nga radhët e policisë, ndërsa në varësi të rastit nis edhe ndjekja penale.

Ky testim do të zhvillohet përmes caktimit të grupeve të përzgjedhura, të panjoftuara më parë dhe do të jetë periodik, e për rastet e dyshuara pavarësisht se në testimin e parë mund të rezultojnë negativ, testimi përsëritet brenda një periudhe të shkurtër.

Testi i drogës për punonjësit e policisë nisi nga Elbasani, dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksologjiese për të saktësuar nëse kanë përdorur, janë apo jo përdorues.

Kujtojmë se testi i drogës për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht pas ngjarjeve të ndryshme kriminale në vend, ku edhe është kontestuar roli i efektivëve.  Nuk kanë munguar akuzat se në radhët e policisë së shtetit ka edhe përdorues të lëndëve narkotike. Sakaq, duket se Nano i ka marrë në konsideratë dhe punonjësit tashmë po i nënshtrohem një testi për të verifikuar gjendjen e tyre.