Greqia ka vendosur të shtojë masat parandaluese për përhapjen e pandemisë në të gjitha pikat kufitare të vendit.Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kryeministri grek Qiriako Miçotaqis, i cili ka thënë testet për Covid-19 do të kryhen në disa pika kufitare.
Disa nga pikat doganore ku do të shtohen masat janë përmes kufirit me Shqipërinë, përkatësisht në Kakavijë, Maqedoninë dhe Bullgarinë. Në doganën e Promachonas me Bullgarinë është edhe rreziku më i madh. Në total, nga 67.797 të kryera nga kjo pikë doganore, prej të cilave vetëm 218 apo 0.35 kanë rezultuar pozitivë.
Të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi, do të duhet të kenë kryer testin për Covid-19 në 72 orët e fundit dhe të kenë rezultuar negativë. Një test tjetër do t’iu kryhet në doganë, ku do të raportojnë edhe për vendndodhjen si dhe so të lënë numrin e kontaktit.
Po ashtu Greqia po shikon mundësinë e ndalimit të grumbullimeve në festivale dhe evente të ndryshme.
Ndërkohë në vendin tonë ditën e sotme janë shënuar 2 viktima të tjera nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 117 persona janë të infektuar ndërsa 68 janë shëruar nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.