Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për tre personat që kryen grabitjen e dhunshme 3 netë më parë në fshatin Qinam të Zall Herrit.
Jani Aruçi, Driçim Bami dhe Durim Bami, u futën në banesën e B.Z., duke u prezantuar si policë.
Ata lidhën gruan, burrin dhe djalin e shtëpisë, ndërsa vajza së bashku me djalin 6-vjeç u terrorizuan nën kërcënimin e armës.
Autorët morën 400 mijë lekë të vjetra dhe celularët e anëtarëve të familjes.
Të tre grabitësit u arrestuan nga policia një ditë më vonë.
Nën cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një kallashnikov i përdorur gjatë grabitjes.