Skip to content
Të Gjitha

Terrorizuan familjen në Zall-Herr, prokuroria kërkon arrest me burg për tre grabitësit

· 1 min lexim

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për tre personat që kryen grabitjen e dhunshme 3 netë më parë në fshatin Qinam të Zall Herrit.

Jani Aruçi, Driçim Bami dhe Durim Bami, u futën në banesën e B.Z., duke u prezantuar si policë.

Ata lidhën gruan, burrin dhe djalin e shtëpisë, ndërsa vajza së bashku me djalin 6-vjeç u terrorizuan nën kërcënimin e armës.

Autorët morën 400 mijë lekë të vjetra dhe celularët e anëtarëve të familjes.

Të tre grabitësit u arrestuan nga policia një ditë më vonë.

Nën cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një kallashnikov i përdorur gjatë grabitjes.