Skip to content
Rajoni

Tërmeti shkund fqinjin tonë Jugor, ja sa ishte magnituda dhe shkalla e lëkundjes sizmike

· 1 min lexim

Një tërmet i magnitudës 5 ballë të shkallës “Rihter” me një thellësi 10 km, ka tronditur sot paradite një pjesë të Greqisë.

Tërmeti mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00 me orën greke dhe epiqendra e tij ka qenë në zonën e detit në Jug të Skiathos, me një thellësi prej 10 km nën tokë.

Ndërkohë autoritetet ende nuk bëjnë të ditur për dëme materiale apo të lënduar në njerëz, por vala e paniku ka mbërthyer rajonin.

Ndërsa ditën e djeshme një tjetër tërmet 3.7 “Rihter”, goditi qytetin e Skiathos.

Greqia është vend ku ndodhin tërmete të njëpasnjëshme, dhe duket se edhe njerëzit atje janë mësuar me luhatjet e shpeshta.

/GazetaReforma.com/