Skip to content
Të Gjitha

Tërmeti ndryshoi qëllimin e vizitës së tij, Cana nis mbledhjen e fondeve në SHBA

· 1 min lexim

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka nisur mbledhjen e fondeve për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Cana erdhi në SHBA për të festuar 107 vjetorin e Pavarësisë, por tërmeti ndryshoi qëllimin e vizitës së tij.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Cana u shpreh se deri më tani janë mbledhur 50-60 mijë dollarë.

Më tej Cana shtoi, se shoqatat në Amerikë do të evidetojnë banesat e prishura dhe do t’i rindërtojnë nëpërmjet fondacionit të tij.

Ndër të tjera ish-kapiteni tha se populli shqiptar duhet të nxjerrë mësime nga kjo tragjedi dhe të jentë të bashkuar, edhe pas normalizimit të gjendjes.

Përveç Canës, shumë VIP-a shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kanë dhënë kontribute financiare, për kapërcimin e kësaj tragjedie.