Skip to content
Të Gjitha

Tërmeti i 26 nëntorit/ Meta dekreton ligjin për masat ndaj dëmeve të tërmetit

· 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot 2 ligje, që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kështu, Presidenti ka dekretuar ligjin për përballimin e  pasojave të fatkeqësive natyrore.

Dhe së dyti, ai i ka hapur rrugë ligjit të procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha.

D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 96/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 8, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019””.

Nr. Dekretit 11397
Tiranë, më 27.12.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Ligjet ishin të miratuara më herët në Kuvend dhe sot morën dritën jeshile nga Presidenti.

Por, po ashtu, Meta ka dekretuar edhe ligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, i cili skadon në 31 Gusht 2019, u jep mundësi të gjithë pronarëve të pasurive të paluajtshme që të rivlerësojnë pronat e tyre nga 15% në 3%.

Kjo pritet të sjellë si ulje të çmimit të apartamenteve të rinj, të pavlerësuar më parë, por edhe çlirimin e legalizimit të shumë pallatave, pronarët e të cilëve nuk i legalizonin për shkak të taksës së madhe për t’u paguar,