Skip to content
Bota

Tërmet i fortë në Turqi, ja sa ishte magnituda

· 1 min lexim

Një tërmet me magnitudë 5.9 Rihter ka goditur Turqinë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Mediat vendase në Turqi bëjnë me dije se lëkundjet sizmike u ndjenë në pjesën lindore të vendit.

Thellësia sipas Institutit Euro-Mesdhetar, është 10 kilometra dhe ishte e përqendruar 44 kilometra në lindje të qytetit të Malateas.

Momente frike dhe paniku ka shkaktuar tërmeti që goditi Turqinë Lindore. Ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

“Ka një shembje të pjesshme në 3 ndërtesa, 1 në Malatya, 1 në Şanlıurfa, 1 në Elaziğ. Të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse filluan punën në terren.’ tha ai.