Skip to content
Politikë

Tentuan të fusnin fshehurazi dëshmitarin/ Vokshi akuza PS

· 1 min lexim

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë.

Kryetarja e Kuvendit, Albana Vokshi, e kritikoi këtë vendim, duke e quajtur një tentativë nga ana e mazhorancës për të kontrolluar komisionin.

Ajo akuzoi mazhorancën se u përppoqën të fusnin fshehurazi dëshmitarë në mungesë të opozitës.

Vokshi theksoi rëndësinë e dëshmive të disa figurave kyçe, duke përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj, kryeministrin Edi Rama, Vilma Nushin, si dhe aksionarë të tjerë, shqiptarë dhe të huaj, të përfshirë në çështjen e shëndetësisë.

Ajo argumentoi se komisioni nuk mund të mbyllet pa u dëgjuar dëshmitë e tyre, duke paralajmëruar se mbyllja e procesit pa plotësuar listën e dëshmitarëve do të përbënte një shkelje ligjore.