Skip to content
Të Gjitha

Durrës/ Tentoi vetëvrasjen, shpëton, por vdes në aksident gjatë rrugës për në spital

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Një 20 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetë helmuar me fostoksinë, por nuk mbaron me kaq.

20-vjeçari i identifikuar si Gjon Debrozi, pasi ka pirë një sasi të konsiderueshme të fostoksinës, ka shkuar në kishë në fshatin Gramëz që të vdiste aty.

Ai ka lajmëruar familjarët e tij për këtë akt të rëndë që kishte ndërmarrë, por gjatë rrugës spital ai ka pësuar aksident me makinë dhe ka gjetur vdekjen.