Skip to content
Të Gjitha

Tentoi t’i kalonte pa doganë, sekuestrohen 184 “i-Phone” dhe “Samsung” në Rinas

· 1 min lexim

Autoritetet doganore kanë sekuestruar në Rinas 184 celularë kontrabandë.

Celularët u gjetën në terminalin e pasagjerëve në linjën Stamboll-Tiranë.

Aparatet telefonike ishin të markave “Samsung” dhe “i-Phone”.

Objektet ishin në pronësi të shtetasit K.B., i cili nuk i kishte deklaruar më parë.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur nga ky shtetas, kap një shifër prej 3.185.364 lekësh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.