Skip to content
Kryesore

Tentoi të vriste prindërit, Gjykata e Fierit merr vendimin

· 1 min lexim

Altjon Sulejmanaj, djali i cili i vuri flakën banesës ku ndodheshin dy prindërit e tij rezulton me probleme mendore.

Gjykata e Fierit ka vendosur shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik.

Sulejmanaj akuzohet për tri vepra penale: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare,” mbetur në tentativë, “Dhuna në familje,” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”

Para dy vite më parë ai kishte tentuar të digjte një lokal në të njëjtën zonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.