Skip to content
Të Gjitha

Tentoi të vidhte motorin për t’u arratisur, arrestohet në Tiranë hajduti serial

· 1 min lexim

Policia arrestoi në Tiranë 34-vjeçarin Edison Canaj, person ky me precedent të shumtë penalë.

Ai është autori i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura më parë.

Sapo mori njoftimin se ky shtetas po lëvizte në rrugën “Besim Alla”, policia ndërhyri dhe bëri arrestimin e tij.

Canaj tentoi të vidhte një motor për t’u arratisur, por u prangos menjëherë, pasi policia kishte rrethuar zonën.

Edison Canaj është arrestuar më parë për “Vjedhje”, “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Vjedhje me dhunë”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në vitin 2007, së bashku me dy persona të tjerë, Canaj i bëri atentat një polici që kishte zbuluar vjedhjet e tij.