Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tensione në parlament/ Berisha e pyet për gruan, Rama “ia numëron”: “Mos më pyet mua për…”

13:10 31/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në parlament, megjithëse për pak minuta siç edhe njoftoi. Ai ka folur për akuzat e opozitës dhe investigimin e “Zërit të Amerikës” për çështjen e votave dhe zyrtarëve të PS.

Rama i është përgjigjur dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për “ABI Bank” dhe i ka drejtuar një pyetje paraardhësit të tij. “A e kalon dot oqeanin?”, duke aluduar se Berishës i është ndaluar hyrja në SHBA.

Ai foli dhe për bisedën me Shtëpinë e Bardhë, që pret ta zhvillojë nga momenti në moment. Rama deklaroi se nëse do ishte ai që e përshkruan opozita nuk do e kapërcente dot oqeanin, e jo më të komunikonte me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë.

“Që prej ditës së djeshme mbrëma ka mbirë në gjuhën e miqve tanë rrugëhumbur e tha Zëri i Amerikës, domethënë e tha Amerika. Është e dyta herë që VOA bëhet zëdhënës i kazanit të Tiranës. Herën e parë ne e demonstruam me qindra faqe të dokumentuara të gjithë gënjeshtërsinë e lajmit të dhënë mbi rekrutimet e punonjësve në sistemin penitenciar ndërsa këtë herë mund të them asgjë e re nga fronti juaj. Një sallatë fjalësh e cila nuk ka asnjë shans të çorodisë asnjë shqiptar të vetëm, zero.

Tani meqë ju e doni me Amerikën dhe meqë ju i dini shqiptarët në vitin 2019 kaq të pashëtitur dhe të pamësuar sa mendoni se mund t’i tërhiqni pas vetes duke thënë ‘e tha Amerika’, mund t’ju them se me Amerikën kjo qeveri dhe unë personalisht komunikoj drejtpërdrejt dhe pas kësaj fjale do jem i detyruar t’ju lë sepse jam në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejt me Shtëpinë e Bardhë dhe në varësi të sa do të jem i autorizuar t’ju them do ju informoj patjetër. Do ju informoj patjetër.

Saliu këtu e nisi fjalën e tij natyrisht me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejt për bashkëshorten time. S’jam përgjigjur kurrë por sot do përgjigjem sepse dua të bëj dhe unë një pyetje. Sali, ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrejt nga enti i bankave të SHBA-ve dhe nëse bashkëshortja ime do ishte aksionere të jesh i sigurt se mua nuk do më lejonin të kapërceja më oqeanin. Tani kam një pyetje për ty, ti Sali e kapërcen dot oqeanin me dasht? Më bërë një pyetje të drejtpërdrejt dhe ta dhashë përgjigjen dhe po të bëj unë një pyetje të drejtpërdrejt. Nëse do isha ai që përshkruani ju të jeni i sigurt se nuk do e kapërceja dot oqeanin, e jo më të komunikojë me Shtëpinë e bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi.”, tha ai.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edi ramagruajaSali Berisha

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Akuzat për Lindën/ Rama i përgjigjet Berishës: "Gruas sime i ha ato që nuk thuhen"

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English