Skip to content
Politikë

Tensione mes Bardhi dhe Spiropalit në Kuvend

· 2 min lexim

Debati mes Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe Kryeparlamentares Elisa Spiropali ka nxjerrë në pah mosmarrëveshjet lidhur me dy çështje të nxehta: përplasjen e deputetëve të opozitës me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe vendimin për mos shtyrjen e afateve të Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi.

Gjatë debatit, Bardhi i është drejtuar Spiropalit duke e akuzuar atë për të mos u shqetësuar për etikën e opozitës, por për një ngjarje që, sipas tij, është më serioze.

Levizja e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili, përkundër faktit që ishte një person i paraburgosur dhe duhej të mbikëqyrej sipas ligjit të posaçëm, kishte lëvizur i lirë në ambientet e Kuvendit. Bardhi ka kritikuar Gardën dhe policinë e burgjeve për mosmarrjen e masave të nevojshme, duke e konsideruar këtë një shkelje të rëndë që mund të kishte kërcënuar deputetët,  ka thënë ai.

Në lidhje me Komisionin Hetimor, Bardhi i ka kërkuar llogari Spiropalit për vendimin e marrë në Konferencën e Kryetarëve për të mos shtyrë afatet e hetimit.

Sipas tij, kjo është një tentativë për të mohuar të drejtën e opozitës për të vazhduar hetimet dhe për të zbardhur të vërtetën për koncesionet në shëndetësi.

Nga ana e saj, Spiropali ka justifikuar vendimin e Konferencës së Kryetarëve duke thënë se kërkesa për shtyrjen e afateve ishte paraqitur, por nuk kishte pasur një vendim të ndërmjetëm në këtë drejtim. Ajo ka theksuar se ndihej në faj që e kishte sjellë këtë kërkesë, por ka preferuar të mos komentojë ngjarjen për lëvizjen e Beqaj, duke shtuar se do të shqyrtohen kamerat dhe rrethanat e ngjarjes.