Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tenderi sekret i qeverisë për letrat higjienike, PD thirrje SPAK për nisjen e hetimeve

14:25 25/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet për tenderat sekretë të qeverisë.

Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, PD akuzoi qeverinë për një tender për blerjen e letrave higjienike dhe kartopecetave për të sëmurët me COVID-19, të cilin e kanë konsideruar sekret.

Sipas PD, fakti që një tender i tillë konsiderohet sekret, do të thotë se është bërë me shifra stratosferike.

Bardhi i ka bërë thirrje SPAK, që të dalë nga karantina dhe të fillojë hetimet.

Kujtojmë se më herët PD ka denoncuar tenderat për respiratorët, maskat mbrojtëse dhe kitet për testime, të cilat sipas të djathtëve janë blerë me çmime disa fish më të larta sesa tregu.

“Nuk u ngopën duke vjedhur me maskat për mjekët, me testimet për qytetarët, me respiratorët për më të goditurit nga virusi, pajsije që i kanë blerë deri në 4 fishin e çmimit të tregut, por janë vërsur deri aty ku nuk ia pret mendja askujt- tek letrat higjenike. Më dëgjuat shumë mirë. Kanë klasifikuar sekret blerjen e letrave higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor. Janë plot 10 tendera të rinj të zhvilluar në datë 18 Prill, që Qeveria i ka klasifikuar përsëri sekret. Është e paimagjinueshme që mes ketyre kontrateve sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjenike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta. Jam i sigurtë që çdokush që po e dëgjon këtë tani nuk u beson veshëve. Por vendimi i qeverisë së Edi Ramës, i publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare, nuk lë vend për asnjë hamendje. Letrat higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor që kujdeset për ta janë shpallur sekret. Mjerim më të madh për një qeveri nuk mund të ketë. Ka arritur deri aty sa një procedurë që përdoret për interesin thelbësor të shtetit, atë të sigurisë kombëtare, e përdor për të mbuluar, me siguri, vjedhjen e radhës me tenderin sekret të letrave higjenike”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i PD ndër të tjera.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: pdSPAKtender

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

U drejtoi armën, shqiptari në SHBA ekzekutohet nga oficerët e policisë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English