Skip to content
Të Gjitha

Të shtënat me armë në Durrës, makina i përkiste kryetarit të Këshillit Bashkiak

· 1 min lexim

Ditën e djeshme policia e Durrësit sqaroi se ndaj një mjeti të parkuar ishte qëlluar me armë.

Në njoftim thuhej se makina i përkiste një shtetasi me iniciale I.B.

“Faxnews” ka mësuar se makina përdorej nga ish-drejtori i Hekurudhës, Ani Dyrmishi.

Ky i fundit aktualisht mban postin e kreut të Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Makina rezulton në emër të I.B., por dyshohet se ky është shoferi i Dyrmishit.

Ani Dyrmishi ka mbajtur gjithashtu postin e kreut të Hipotekës së Durrësit.

Ai përmendet edhe në dosjen e Avdylajve, për të cilën është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Dyrmishi ndodhet edhe në listën e zezë të drejtorëve, të bërë publike kohë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Ndërsa në nëntor të 2018-ës, u dha alarmi se në makinën e tij ishte vendosur një sasi tritoli.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Durrësit u regjistrua një incident, ku Dyrmishi mbylli mbledhjen ndërsa kryebashkiakja, Valbona Sako ishte duke folur.