Skip to content
Të Gjitha

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

· 1 min lexim

Këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës është raportuar për të shtëna me armë zjarri nga ku ka mbetur i plagosur edhe një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qafëhardhi”, ndërsa dyshohet se i plagosuri është qëlluar me armë automatik.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit\ve.