Skip to content
Të Gjitha

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, FNSH-ja dhe policia në vendngjarje

· 1 min lexim

 

Mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.Mësohet se përplasja me armë zjarri ka ndodhur mes dy grupeve kriminale në një lokal ne kodrën mbi rrugën e pestë të qytetit.

Raportohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë përdorur kallashnikov dhe armë të llojit pistoletë. Pavarësisht të shtënave të shumta, asnjë person nuk ka mbetur i plagosur, dhe nuk është gjetur asnë gëzhojë.

Forca të shumta policie dhe FNSH-je kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë rrethuar atë.Ndërkohe që janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve të ngjarjes, identiteti i të cilëve ende nuk dihet dhe shkakut të përplasjes mes tyre.

Njoftimi i policisë 

Informacion paraprak Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.