Të shtëna më arme zjarri në në lagjen 13 në Durrës. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar rreth orës 16:30 në një hotel në zonën e plazhit, e njohur si lagja 13.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që policia ka identifikuar autorin A.V që ka shtënë në ajër dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij.
Mësohet se katër persona janë përfshirë në konflikt në afërsi të një hoteli tek ura e Dajlanit. Njëri prej tyre ka qëlluar në ajër. Ndërkaq, tre personat e tjerë janë shoqëruar nga policia dhe është shpallur në kërkim autori që ka qëlluar në ajër.
Njoftimi i poliicisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës, pas një konflikti të çastit, shtetasi A.V dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Ndërkohë janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.