Të shtëna me armë në Prishtinë, dy persona të plagosur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditët e fundit në territorin shqiptar nuk po vendoset qetësi, pasi janë shtuar rastet e përplasjeve me armë.

Rasti i fundit ndodhi ditën e djeshme në Shkodër mes disa të rinjve, ndërsa sot një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në Prishtinë.

Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 17:00 në Kolovicë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Pas ngjarjes ka reaguar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa një person është vënë në pranga.

Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast,”– shprehet Ahmeti.

Deri më tani nuk janë bërë me dije identitetet e personave të përfshirë në ngjarje dhe as motivet.

Shpërndaje
Share.

Komento