“Pse shikoni?” Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë në Shkodër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në Parrucë të Shkodrës, ku plumbat kanë ardhur nga dy makina në lëvizje, një “Benz” dhe një fuoristradë.

Së fundmi, është zbardhur dinamika e ngjarjes që riktheu panikun  në Shkodër.

Sipas Dosja.al gjithçka ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta mes tre të rinjve të identifikuar si: Gledis Ustabeqiri 26 vjeç, Hygert Muçaj 32 vjeç dhe Taulant Ahmeti.

Mësohet se Muçaj dhe Ustabeqiri, të cilët ndodheshin në një makinë, janë konfliktuar me Ahmetin, i cili mësohet se ka nisur konfliktin për motivin e dobët : “Pse na shikon? ”

Pas kësaj, dy të rinjtë kanë zbritur nga automjeti dhe Ustabeqiri ka nxjerrë armë duke qëlluar në ajër.

Pasi u arrestua nga policia, Ustabeqiri deklaroi se nuk ka patur si qëllim të vriste Ahmetin, por donte thjesht ta trembte.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme rreth orës 14:00,  ndërsa kujtojmë se vetëm një javë më parë, dy grupe u përplasën me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës.

Shpërndaje
Share.

Komento