Skip to content
Të Gjitha

“Të lërë Kosovën, ose do vritet”, burg për politikanin që kërcënoi Kurtin

· 1 min lexim

Në muajin që lamë pas bëri bujë një deklaratë e ish-kandidati për deputet të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Ai kërcënoi Albin Kurtin në një status në Facebook, ku ndër të tjera shkruante: “Ose të lërë Kosovën, ose do vritet”.

Më pas, Hoti reagoi duke thënë se ishte e gjitha një gabim teknik dhe i kërkoi falje Kurtit.

Së fundmi, është marrë vendmi ndaj Hotit, i cili është dënuar me 30 ditë burgim.

Ky fakt është bërë i ditur nga zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

Haxhi Hoti i është komunikuar masa arrest për 30 ditë, pasi Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë së Shtetit që t’a shfuqizojë masën e sigurisë që Gjykata Themelore e Prishtinës ndërmori javën që shkoi ndaj Hotit.

Është aprovuar ankesa e prokurorisë, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Të pandehurit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, ka deklaruar Jashari.

Kujtojmë se Hoti u arrestua më 28 dhjetor, por vetë Kurti kërkoi lirimin e tij.