Skip to content
Kronikë

Të dënuar për trafik droge, arrestohen dy persona me qëllim ekstradimin në Kosovë

· 1 min lexim

Pas një operacioni të koduar “Operacionalja 17” të Policisë së Shtetit, ditën e sotme janë kapur dy persona të shumëkërkuar në Kosovë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ato janë kapur për qëllime ekstradimi drejt Kosovës.

Njoftimi zyrtar 

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19 Gusht 2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar. Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Kosovë, në kuadër të planit të koduar “Para drejtësisë”.

“Po vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligj zbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas”, sqaron policia. Teksa do priten edhe masat e sigurisë nga Gjykata e Tiranës, për t’i hapur rrugë zyrtarisht procesit.