Skip to content
Kronikë

Taulant Malaj ekzekutoi vajzën e tij dhe italianin, kunata e tij rrëfen detaje tronditëse nga ngjarja

· 2 min lexim

Disa ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në Itali ku 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, qëlloi për vdekje vajzën e tij 16-vjeçare dhe një 51-vjeçar italian.

Ndërkohë që është zbardhur dëshmia e kunatës së Taulant Malajt për “News 24”, e cila shprehet se autori i krimit i ka telefonuar pasi kreu aktin makabër.

Raba Malaj tha në një bisedë telefonike se Taulani natën kur ndodhi krimi,kishte marrë në telefon të vëllanë, ku i kishte pohuar se kishte vrarë 3 persona.

Gjithashtu Raba, kunata e Taulant Malajt shprehet se më pas ai erdhi me makinë dhe kishte kërkuar që të merrnin djalin e tij. Kur ata vajtën në vendngjarje e gjetën djalin duke parë motrën e tij të pajetë, që ishte e ekzekutuar nga babai i tyre. Sipas saj djalin nuk e gjeti të mbuluar me batanije ashtu sikurse ishte deklaruar më parë nga ata që kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Taulanti natën që kreu krimin, na telefonoi. Ai mori vëllanë dhe pohoi se kishte vrarë 3 persona. Ai pas vrasjes erdhi me makinë para pallatit tonë. Ai erdhi me makinë dhe tha ejani të merrni djalin. Ne kur shkuam gjetëm djalin duke parë të motrën e vdekur”, tha ajo.