Taksa ndaj Serbisë. Mes Haradinajt dhe Kurtit, ja cilën anë mban kryeministri Rama

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa ditë më parë Albin Kurti hoqi përkohësisht taksën ndaj Serbisë, duke i dhënë një afat kohor prej 90 ditësh për të njohur Pavarësinë e Kosovës.

Në të kundërt, Kurti deklaroi se taksa do rikthehej.

Ky vendim shkaktoi debate të shumta, ku i gjeturi mes vështirësive është padyshim kryeministri i Kosovës, i cili duhet të përballet me politikanë të ndryshëm, por jo vetëm, që kundërshtojnë vendimin e tij dhe nga ana tjetër me ndërkombëtarët, sidomos SHBA e cila nuk mbeti aspak e kënaqur me heqjen e taksës me kusht.

SHBA jo vetëm që nuk u kënaq nga heqja e taksës, por reagon ashpër ndaj Kurtit

Ndër reagimet më të ashpëra, ishte ai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e cilësoi Kurtin si tradhëtar që iu bind serbëve.

Miratoi taksën ndaj Serbisë në 2018, por Kurti e hoqi sot. Reagon ashpër Haradinaj: “Mashtrues, u dorëzove para Serbisë”

Së fundmi, lidhur me këto ngjarje ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama i kundërvihet Haradinajt, duke shkruar se Kurti mund të jetë gjithçka, po kurrë shërbëtor i Serbisë!

Statusi në Twitter

Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!
Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!
Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës.

Kujtojmë se Rama ka një marrëdhënie të tensionuar si me kryeministrin aktual të Kosovës, ashtu edhe me paraardhësin e tij.

Haradinajn e ka paditur në Gjykatë për shpifje, pasi ai e akuzoi se po shkëmben territoret e Kosovës me Serbinë.

Akuza për pazare territoresh! Edi Rama ngre padi ndaj Ramush Haradinajt

Ndërsa marrdhëniet me Kurtin janë tensionuar sidomos pas Samitit të 3 të ‘Mini-Shengenit’ ballkanik, ku Kurti refuzoi të merrte pjesë.

Shpërndaje
Share.

Komento