Miratoi taksën ndaj Serbisë në 2018, por Kurti e hoqi sot. Reagon ashpër Haradinaj: “Mashtrues, u dorëzove para Serbisë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme, mediat në Kosovë raportuan se Richard Grenell ka thënë se “nuk do presë pafundësisht qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin për të hequr tarifën 100% ndaj mallrave serbe” dhe “nëse tarifa nuk hiqet deri në fund të kësaj jave, atëherë gjërat mund të përshkallëzohen”.

Kështu, u parashikua se në fundjavë, i dërguari i Trump do të shqyrtonte çështjen e tarifave dhe nëse nuk arrin dot një marrëveshje me Kurtin, ai pritet që të ndërmarrë hapa që do të largonin SHBA nga kjo çështje, duke e konsideruar Albin Kurtin si “joserioz për partner të Washingtonit”, çka do bëj që administrate amerikane të ndërmarrë politika të reja përballë Kosovës në të gjitha fushat ku ka patur bashkëpunim deri tani.

“Nëse Kosova nuk heq taksën ndaj Serbisë deri në fundjavë, gjërat do përshkallëzohen”

Kështu, pak më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka njoftuar se qeveria ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina.

Sipas Kurtit, ky vendim që do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars dhe pritet që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Më tej, kryeministri i Kosovës tha kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk reflekton, taksa do të rivendoset.

Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heq krejtësisht tarifën për një periudhë 90 ditëshe. Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qeshor do ta rikthejë tarifën përsëri. Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qeshorit,”– tha Kurti ndër të tjera.

Kurti pa ardhur në pushtet ishte zotuar se taksa nuk do hiqej nëse Serbia nuk e pranonte pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Por, ai ndryshoi mendim rrugës, sigurisht kur pa se nuk kishte zgjedhje tjetër përballë presionit të SHBA.

Pasi presioni arriti kulmin, i dërguari i SHBA realizon qëllimin. Kurti heq taksën ndaj Serbisë

Pas këtij vendimi, nuk ka vonuar as reagimi i ish-kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Haradinaj akuzon Kurtin se është mashtrues dhe është dorëzuar para Serbisë, duke e bërë përgjegjës për faktin që Kosova do të ripushtohet ekonomikisht nga Serbia.

Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj! RH”– shkruan Haradinaj.

Kujtojmë se tarifa ndaj mallrave serbe u vendos nga qeveria e Ramush Haradinajt, i cili pas zgjedhjes së Kurtit si kryeministër i ri i Kosovës i shkroi atij një letër ku i lutej të mos e hiqte taksën.

Shpërndaje
Share.

Komento