Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Takimi Rama-Meta-Basha në KP, reagon Hajdari: Listat e hapura janë diskutuar, ky takim është show dhe pazar

17:05 17/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta dhe opozita e bashkuar dolën sot me një qëndrim të përbashkët duke kërkuar që të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë, që janë pjesë e Reformës Zgjedhore të diskutohen në Këshillin Politik.

Lajmi u bë publik nga Meta, paraditen e sotme në një reagim në mediat sociale, dhe i bëri një ftesë Ramës për t’u ulur në tryezën e Këshillit Politik. Në të njëjtën linjë është dhe opozita jashtëparlamentare, e cila prej ditësh ka kërkuar që çdo ndryshim të diskutohet në KP dhe jo në Kuvend, ku mungon konsensusi.

Pas kësaj ftese publike, ka ardhur një përgjigje nga Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në mediat sociale shprehet se është gati të ulet e të bisedojë me të gjithë. Kreu i qeverisë propozon të hënën si ditë takimi dhe në tryezë pret Bashën dhe Metën, pasi si përfaqësues i maxhorancës do të shkojë vetë ai.

Por kur u duk se konsensusi u arrit, përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari shprehet kundër.

Deputetja Hajdari shprehet se listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare, pasi sipas saj opozitarët e kishin mendjen tek tenderi i biometrikes dhe se takimi me Ramën në KP është një pazar dhe show.

Hajdari thekson se nëse kanë ndryshuar mendje duhet të japin “ok” për propozimin e saj.

Deklarata e Hajdarit
Listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikes.
Nëse kane ndryshuar mendje, le ta japin ok per propozimin tim dhe te rreshtohen me qytetarët. Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë show të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Koalicioni opozitar: Marrëveshja e 5 qershorit të miratohet pa ndryshime, gati të nisim punën në Këshillin politik

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English