Tahiri “lë pa fjalë” prokurorin, nxjerr dokumentin konfidencial për Habilajt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po zhvillohet edhe gjyqi ndaj tij.

Edhe pse ka ardhur i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, Tahiri deri më tani është mbrojtur vetë.

Ish-ministri ka treguar një dokument, duke gjetur të papërgatitur prokurorin, Dritan Prençi, i cili kërkoi sot 12 vite burg për Tahirin.

Ky dokument i është dërguar Prençit nga ish-Shefi i Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Vlorë, Gjergj Kohila, shkruan “Newsbomb”.

Bëhet fjalë për një email, ku ish-Shefi i Narkotikëve kallëzon Habilajt dhe kërkon që të merren në përgjegjësi penale.

Pas publikimit të këtij dokumenti, Prençi ka mbetur pa fjalë.

Kujtojmë këtu se Tahiri gjatë ditë së sotme, akuzoi Prokurorinë se po thotë gënjeshtra.

Ai gjithashtu foli edhe për një shkresë sekrete për fikjen e radarëve, të cilën ia kishte dërguar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Tahiri akuzohet për  tre vepra penale, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Deri më tani, ish-ministri i ka fituar të gjitha përballjet me drejtësinë.

Shpërndaje
Share.

Komento