Skip to content
Rajoni

Tahiri kundër ndryshimit të kufijve: “Stop Serbisë së Madhe”

· 1 min lexim

Ish-kryenegociatorja e dialogur Serbi-Kosovë, Edita Tahiri, është shprehur sërish kundër Presidentit Hashim Thaçi, sa i takon ndryshimit të kufijve.

Sipas saj, ndryshimi i kufijve, nuk favorizon Shqiptarët, por do të krijonte Serbinë e Madhe.

Kosova lindi si shtet pas 100 vitesh. 100 vjet kemi luftuar. Ne s’u bashkuam me Shqipërinë që ishte e drejtë e jonë e natyrshme. Pavarësia ishte kompromisi që zgjodhëm. Tani kur Kosova është realitet, Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi e njohi si të ligjshme. Mbi 100 vende na kanë njohur.

Çdo cënim i territorit është për t’i dhënë fitore Millosheviçit. Vënia në pikëpyetje e kësaj arritje është dështim gjeopolitik dhe hapje e rrugës për të kthyer ndikimin rus në Ballkan.

Serbia e madhe bëhet duke marrë veriun e Kosovës, sepse ka tashmë Bosnjën. Përsëri do të kthehej hegjemonia serbe dhe destabilizim i ri. Çdo këmbim territori, i bën favor Millosheviçit, Putinit e dëmton interesat e shqiptarëve”, është shprehur Tahiri.