Tahiri duke kënduar në një lokal/ Balliu: Duhet të ishte me avokatin se rrezikon 20 vite burg

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Publikimi i videos ku shihej ish-ministri, Saimir Tahiri  duke kënduar në një nga lokalet e Tiranës, ka ngjallur reagime të shumta.

Nga protesta e Astirit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka sulmuar drejtpërdrejt ish-ministrin duke thënë se në vend që Tahiri të ishte duke u marrë me avokatin e tij se rrezikon 20 vite burg, shkon kërcën nëpër klube dhe harxhon paratë e krimit.

Sipas Balliut, Tahiri është i qetë sepse e di që nuk vendos drejtësia, pasi e di që e ka në xhep kryeministrin Rama dhe nuk mund të burgoset

” A e patë sot videon. A kishte gjë më të turpshme sesa ajo video që u shpërnda në rrjetet sociale. Një njeri që akuzohet për drogë, një njeri i cili rrezikon 20 vjet burg bredh nëepër lokalet e natës. Sepse e di se nuk do dënohet. Sepse e di se nuk vendos drejtësia. Tahiri e di se e ka ne xhep Edi Ramën dhe e di se nuk do burgoset. Si një njëri që rrezikon për tu futur në burg gjen kohë për tu hedhur në klubet e natës. Në vend që të merrej me avokatët del dhe i po shpenzon lekët e bërë me drogë. Drejtësi këtu nuk punon.” ka deklaruar  Balliu.

Shpërndaje
Share.

Komento