Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tabaku kërkon ndryshime në reformën në drejtësi/ Balla tregon “frikën” nga SHBA dhe BE

12:31 03/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Seanca plenare ditën e sotme është shoqëruar me debate të forta.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kërkuar ditën e sotme ndryshim të rendit të ditës në seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës në Kuvend, Tabaku ka deklaruar se duhet të diskutohet në mënyrë urgjente paketa e ndryshimeve në drejtësi. Po ashtu për vizitën e Presidentit Bill Clinton në Shqipëri, Tabaku shtoi se do ishte e udhës që të përshendetej nga Kuvendi.

Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk mund të bëhen ndryshime në reformën në drejtësi pa u konsultuar me dy partnerët, SHBA-në dhe BE-në. Po ashtu Balla ftoi deputetët e opozitës të jenë pjesë e ceremonisë së pritjes dhe dekorimit të Presidentit Clinton.

Pjesë nga debati:

Tabaku: E para, në emër të PD dua t’i uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton në Tiranë. Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, për Kosovën, për shqiptarët ashtu siç ka thënë; Ne fituam luftën, koha që ju të fitoni paqen. Do kish qenë normale që ky parlament t’i uronte mirëseardhjen por edhe kjo vizitë po trajtohet si një vizitë private. Sesioni po përfundon dhe ne nuk jemi gati për të miratuar paketën e reformës në drejtësi. Nëse duhet të diskutohet në mënyrë urgjente është paketa e ndryshimeve në drejtësi, paraqitja pa konsultim dhe heqja e nga portali i diskutimeve, ajo që është më e rëndësishmja është një diçka abuzive.

Balla: Tabaku qetësohu se në dy minuta shkove nga Amerika tek kanabisi, vizita e Klinton në prag të pavarësisë është e mirëseardhur, e gjithë opozita që e konsideron, duhet të jetë pjesë e këtij momenti sot ku kryeministri do të dekorojë zotin Klinton për gjithë atë kontribut. Mos u vetëpërjashtoni, është një ceremoni e hapur, fakti që e dekoron kryeministri, do nderoni veten tuaj dhe ata që ju kanë sjellë këtu. Kuvendi duhet të shprehet me një rezolutë për drejtësinë në tërësi. Nuk shkon të bëjmë një për ILD një për SPAK, do të bëjmë një për drejtësinë në përgjithësi. Për sa i përket pjesës tjetër, se vetëm tek Tabaku ka vend për të replikuar se ata që furnizonin me naftë Millosheviçin. Pa u konsultuar me SHBA dhe BE nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi. Nuk do e kishim bërë dot, do të ishte Adriatiku, do të ishte ky se shkonte i biri, mos ta përdorim këtë për politikë, janë çështje të rëndësisë kombëtare. Edhe ju jeni pjesë e komunikimeve. Të mërkurën takim përfundimtar me miqtë ndërkombëtarë, pa të cilët nuk do e bënim reformën, pse jo t’i miratojmë në seancën e fundit, ta nisim shtatorin me miratimin e ndryshimeve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Izraeli kryen sulme në Bregun Perëndimor, si paraqitet bilanci i viktimave

Izraeli kryen sulme në Bregun Perëndimor, si paraqitet bilanci i viktimave

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English