Skip to content
Kryesore

Sylvinho zbardh listën anti-Çeki, trajneri lë në tribunë mesfushorin e ri

· 1 min lexim

Mesfushori i ri, Feta Fetai do jetë në tribunë për sfidën e sotme që Kombëtarja jonë do të luajë kundër Çekisë. Trajneri Sylvinho ka dorëzuar listën me 23 emrat në UEFA, ku shihet se djaloshi i Lokomotivës së Zagrebit do e ndjekë ndeshjen nga shkallët e “Epet Arena”.

Fetai ishte grumbulluar me U-21, ndërsa më pas Sylvinho e mori me ekipin e parë për ndeshjen kundër Çekisë (sot) dhe Gjeorgjisë më 14 tetor. Ndërkohë sa i përket përballjes së sotme, më shumë se 1000 pritet të jetë numri i tifozëve kuqezi në mbështetje të Kombëtares. Shqipëria luan sot në 20:45 kundër Çekisë në Pragë për Ligën e Kombeve, teksa tifozët shqiptarë janë “infiltruar” mes vendasve.

“Epet Arena”, impianti ku do zhvillohet ndeshja ka një kapacitet prej 18.887 ulësesh, ndërsa afro 450 tifozë janë pjesë e Tifozëve Kuq e Zi, ndërsa pjesa tjetër kanë udhëtuar nga shumë vende të botës për këtë duel.