Super-operacioni/ Goditen 4 grupe kriminale, 21 shqiptarë në pranga

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si rezultat i një operacioni anti-kanabis i shtrirë në Shqipëri dhe në Itali janë goditur katër grupe kriminale, dhe  27 persona kanë përfunduar në pranga.

Mes 27 të arrestuarve, janë 21 janë shqiptarë dhe 6 të tjerë janë shtetas italianë sipas mediave italiane. Këto grupe kriminale kishin si bazë qendrore Lecen dhe veprimtarinë e tyre të trafikimit e kishin shtrirë në disa qytetet të tjera si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale krijimin e organizatave kriminale, trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në vende të tjera.

Arrestimi i 27 trafikantëve është bërë në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza.

Në operacionin e koduar “Maxi” morën pjesë 100 efektivë dhe pas dy vitesh hetime është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i të përfshirëve, të cilët rezultojnë si pjesë e katër grupeve kriminale.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se detajet e operacionit do të bëhen publike nga Prokurori i anti-mafias italiane, Federico Cafiero de Raho me anë të një konference për mediat.

Shpërndaje
Share.

Komento