Skip to content
Bota

Sulmi terrorist në Vjenë, arrestohen edhe 4 shqiptarë të tjerë të dyshuar (EMRAT)

· 1 min lexim

Pas sulmit terrorist në Vjenë pak ditë më parë, policia austriake ka arritur që të arrestojë edhe 14 persona të tjerë të dyshuar për ngjarjen, mes tyre edhe 4 shqiptarë të tjerë.

Nga 4 të ndaluar, 2 ishin me nënshtetësi kosovare dhe 2 të tjerë me atë të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet me dije se shtetasit me kombësi shqiptare që u ndaluan janë: Arianit Fetaj dhe Kujtim Kadriu nga Kosova, si dhe Uzeir Avdili dhe Argjend Ganiu nga Shkupi.

Këta të fundit kanë përfunduar në pranga pasi dyshohet se kishin dijeni për sulmin e ndodhur në qendër të kryeqytetit austriak, ku mbetën të vdekur 5 persona mes të cilëve edhe autori i sulmit, i cili po ashtu ishte me origjinë shqiptare.

Sakaq vetëm 24 orë pas tragjedisë, ISIS e mori përsipër sulmin terrorist dhe ishte sulmi i radhës pas atij në Francë, ku humbën jetën 3 persona./GazetaReforma.com/