Skip to content
Kryesore

Sulmi ndaj Klea Prengës, motrat Berisha dëshmojnë në Gjykatën e Tiranës

· 1 min lexim

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të njohura për rrahjen e dhunshme të Klea Prengës, janë paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me sulmin në një restorant në Tiranë.

Të qeshura dhe gazmore, motrat u fotografuan para Gjykatës, ku pritet të japin shpjegime mbi ngjarjen e ndodhur më 16 dhjetor 2024, e cila ka pasur si shkak lidhjen e Klea Prengës me ish-partnerin e Marielës.

Pasi sulmuan Prengën, motrat Berisha u vetëdorëzuan, ndërkohë që gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Mariela Berishën, duke e kaluar nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për shkak të kujdesit që ka për një fëmijë të mitur.

Ndërsa motra e saj, Antonela, është lënë me masën “detyrim paraqitjeje”.

Dyshohet se ngjarja ndodhi pasi motrat Berisha akuzonin Klea Prengën për ndërhyrje në marrëdhënien martesore të Marielës me biznesmenin Mir Pepa.

Ato e gjetën Prengën duke darkuar në një restorant në kryeqytet dhe pasi e sulmuan fizikisht, ia shkaktuan dëme të rënda me një gotë qelqi, duke lënë plagë të parikuperueshme në fytyrë. Raporti mjeko-ligjor konfirmoi dëmtimet e shkaktuara.