Sulmi ndaj CFO Pharma: Dyshime për lidhje me fajdet dhe pagesa nga persona të tretë

Hetimet për sulmin me armë ndaj kompanisë CFO Pharma po thellohen në dy pista kryesore, me autoritetet që po shqyrtojnë mundësinë që sulmi të jetë i lidhur me konkurrencën në treg, por edhe me çështje financiare personale të pronarit të kompanisë, Nadir Çausholli.
Dyshime për lidhje me fajdet
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një prej pistave të hetimit lidhet me aktivitetin financiar të Çaushollit gjatë viteve 2019-2022, ku dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në marrjen dhe dhënien e parave me fajde. Kjo mund të ketë sjellë përplasje apo konflikte të cilat mund të kenë shërbyer si shkak për sulmin.
Pavarësisht këtyre dyshimeve, vetë Çausholli nuk ka ofruar detaje që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo të porositësve të ngjarjes.
Pagesa për autorët e sulmit dhe mungesa e provave
Një tjetër pistë e fortë që po shqyrton policia është përfshirja e personave të tretë që mund të kenë paguar autorët për të kryer sulmin. Burime të afërta me hetimet bëjnë me dije se deri më tani nuk ka prova të rëndësishme nga kamerat e sigurisë që mund të çojnë në identifikimin e tyre.
Gjithashtu, pamjet e siguruara nga kamera të ndryshme sigurie nuk kanë ofruar qartësi për makinën që është përdorur nga autorët e dyshuar, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e çështjes.
Policia vijon hetimet në të gjitha drejtimet për të identifikuar personat e përfshirë dhe motivet e sakta të këtij sulmi.
Lexo më tej
SPAK zgjeron hetimet ndaj Vlora Hysenit, dyshime për korrupsion e pastrim parash
Hetimet për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, marrin një tjetër drejtim. SPAK po heton edhe dyshimet…
Grabiti 60 mijë euro në bankën te Komuna e Parisit, arrestohet 50-vjeçari nga Vlora
Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, nga Vlora, i dyshuar si autor i grabitjes së…
Policia prangos gazetarin holandez në protestë dhe i mban telefonin: A do të reagojë ambasadorja Monster, që lavdëroi SPAK-un dhe u shpreh e shokuar nga dhuna në protesta?
Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei u prangos nga policia shqiptare gjatë protestës së 7 nëntorit, u mbajt…
Paratë e AKSHI-t për sekretet e SHISH-it? SPAK heton 450 mijë euro drejt vëllait të Vlora Hysenit
Nga tenderat publikë të AKSHI-t te sekretet shtetërore të SHISH-it. Hetimet e SPAK po zbulojnë dyshime për një…