Sulmi ndaj CFO Pharma: Dyshime për lidhje me fajdet dhe pagesa nga persona të tretë

Hetimet për sulmin me armë ndaj kompanisë CFO Pharma po thellohen në dy pista kryesore, me autoritetet që po shqyrtojnë mundësinë që sulmi të jetë i lidhur me konkurrencën në treg, por edhe me çështje financiare personale të pronarit të kompanisë, Nadir Çausholli.
Dyshime për lidhje me fajdet
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një prej pistave të hetimit lidhet me aktivitetin financiar të Çaushollit gjatë viteve 2019-2022, ku dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në marrjen dhe dhënien e parave me fajde. Kjo mund të ketë sjellë përplasje apo konflikte të cilat mund të kenë shërbyer si shkak për sulmin.
Pavarësisht këtyre dyshimeve, vetë Çausholli nuk ka ofruar detaje që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo të porositësve të ngjarjes.
Pagesa për autorët e sulmit dhe mungesa e provave
Një tjetër pistë e fortë që po shqyrton policia është përfshirja e personave të tretë që mund të kenë paguar autorët për të kryer sulmin. Burime të afërta me hetimet bëjnë me dije se deri më tani nuk ka prova të rëndësishme nga kamerat e sigurisë që mund të çojnë në identifikimin e tyre.
Gjithashtu, pamjet e siguruara nga kamera të ndryshme sigurie nuk kanë ofruar qartësi për makinën që është përdorur nga autorët e dyshuar, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e çështjes.
Policia vijon hetimet në të gjitha drejtimet për të identifikuar personat e përfshirë dhe motivet e sakta të këtij sulmi.
Read next
Më në fund reagojnë pedagogët! 735 firmëtarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës pas kërcënimeve për vendet e punës
Më në fund, edhe zëri i akademikëve dhe pedagogëve shqiptarë është dëgjuar. Me vonesë, pas muajsh protestash dhe…
Zhgënjimi ynë më i madh nuk është më vetëm Rama, është edhe Europa që hesht!
Në vitin 2026, shqiptarët po përballen me një zhgënjim që shkon përtej qeverisë së tyre. Një zhgënjim ndaj…
Rama kërcënon me ndëshkime protestuesit e familjarët, fyen të rinjtë: “Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”!
Në kulmin e protestave dhe përplasjeve me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar retorikën ndaj protestuesve, duke i…
Ngjela kërkon dorëheqjen e Ramës: Domosdoshmëri historike, përndryshe rrezikon SPAK-un
Avokati Spartak Ngjela ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar largimin e tij…