Skip to content
Bota

Sulmi ajror në Gaza/ Futbollisti palestinez dhe nëntë familjarë të tij humbin jetën

· 1 min lexim

Në një sulm ajror izraelit në Khan Younis, mesfushori palestinez, Imad Abu Tima, 21 vjeç, u vra dje (e martë) së bashku me nëntë anëtarë të familjes së tij.

Middle East Eye‘ e raporton këtë në faqen e internetit, duke specifikuar se Abu Tima ka luajtur për klubin Ittihad Khan Younis dhe ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Palestinës U-20 në vitin 2021.

Abu Tima është një nga mbi 400 atletët palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, sipas të dhënave nga Komiteti Olimpik Kombëtar Palestinez, shton i njëjti burim.