Skip to content
Bota

Sulmet izraelite në Libanin jugor, 11 të vdekur e 108 të plagosur

· 1 min lexim

Të paktën 11 persona u vranë dhe 108 të tjerë u plagosën ditën e djeshme si pasojë sulmeve izraelite në Libanin jugor.

Lajmin e bëri të ditur Ministri Shëndetësisë Firass Abiad gjatë një konference për shtyp, raporton agjencia e lajmeve Al Jazeera.

Po ashtu shumë njerëz janë zhdukur e shumë të tjerë janë ende nën rrënoja, theksoi ministri.

 “Më shumë se 700 njerëz janë vrarë që nga e hëna, kur Izraeli intensifikoi bombardimet në Liban”, shtoi ai.

Nga ana tjetër sipas kanalit televiziv pan-arab al Arabiya, Garda Revolucionare iraniane ka konfirmuar vrasjen e zëvendëskomandantit të Forcave Qods të Pasdaran në Liban, Abbas Nilforoushan.