Studimi më i fundit rreth COVID-19: Vendet që kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit 6 herë më pak vdekshmëri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga faktorët që ndikon në shkallën e ulët të vdekshmërisë nga COVID-19 është edhe vaksina e tuberkulozit.

Ky fakt është pohuar nga Juna Musa, një mjeke shqiptare në Minesota, e cila punon si mjekë në klinikën e njohur “Mayo Clinic” dhe njëkohësisht është kandidate shkencore post doktorale.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, ajo citoi një studim të ri të “John Hopkins University”, sipas të cilit, shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19, tek banorët e vendeve që kanë bërë vaksinën e tuberkulozit është më e ulët.

“Shkalla e vdekshmërisë në vendet që kanë gjerësisht imunizimin me vaksinën e tuberkulozit është 6 herë më e ulët”, tha mjekja shqiptare.

Sipas saj, ky është shpjegimi pse Shqipëria ka një shkallë vdekshmërie dhe infektimi më të ulët se Italia apo Franca.

Më tej mjekja shtoi, se në studimin që është kryer tek amerikanët nativë, vaksinimi për tuberkulozin është efektiv edhe pas shumë vitesh.

“Një tjetër studim është bërë tek amerikanë nativë tregoi që vaksinimi në fëmijëri për tuberkulozin është efektiv dhe mbrojtës edhe  60  apo 70 vite pas vaksinimit”, tha Musa.

Që prej vitit 1960 Shqipëria e ka pasur në protokollin e detyrueshëm vaksinën e tuberkulozit tek fëmijët sapo lindin.

Aktualisht bilanci i COVID-19 në vendin tonë është 400 të prekur, nga të cilët 22 viktima dhe 164 të shëruar.

Shpërndaje
Share.

Komento