Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Stoltenberg: Ja si Ukraina gradualisht po fiton terren

19:24 28/09/2023
Reading Time: 2 min lexim

Forcat ukrainase “gradualisht po fitojnë terren” në kundërofensivën kundër pushtuesve rusë, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev më 28 shtator, disa orë pasi ushtria ukrainase tha se ka zmbrapsur një valë të madhe të sulmeve me dronë nga Rusia në jug të Ukrainës.

“[Trupat ukrainase] po përballen me luftime të ashpra, por ata ngadalë po fitojnë terren”, tha Stolenberg gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Çdo metër që forcat ukrainase rimarrin është metër që Rusia humb… Moska po lufton për deluzione imperialiste”, tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s po ashtu njoftoi se aleanca ka krijuar kontrata në vlerë prej 2.4 miliardë eurosh për municione të rëndësishme për Kievin, përfshirë edhe 1 miliard euro për furnizime me armë. Sekretari i Përgjithshëm tha se lidhjet e Ukrainës me aleancën ushtarake perëndimore kurrë nuk kanë qenë më të afërta.

“Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë”, tha ai.

Gjatë samitit të NATO-s në korrik, liderët e aleancës përmes deklaratës së përbashkët thanë se e ardhmja e Ukrainës është brenda aleancës, por NATO tha se do t’i dërgojë ftesë Kievit për anëtarësim vetëm “kur anëtarët të pajtohen se janë plotësuar kushtet”. Presidenti ukrainas kërkoi që aleanca të forcojë sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit, pasi Ukraina pret që Rusia të rinisë sërish sulmet ndaj ndërtesave të energjisë kur të ftohet moti.

“Sekretari i Përgjithshëm u pajtua që të ndërmarrë hapa për të na ndihmuar ne në këtë drejtim, për të mobilizuar shtetet anëtare të aleancës”, tha Zelensky.

Vizita e Stoltenbergut në Kiev erdhi disa orë pasi mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se shkatërroi 34 nga 44 dronët Shahed – të prodhimit iranian – që Rusia lëshoi mëngjesin e 28 shtatorit. Ushtria tha se Rusia nisi një valë të re të sulmeve me dronë në jug të Ukrainës. Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj në lindje dhe jug të shtetit dhe ushtria raportoi të enjten për 26 beteja të afërta të zhvilluara në rajonin lindor të Donjeckut./REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Serbia shpalli ditë zie/ BE me kritika: Nuk mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

Serbia shpalli ditë zie/ BE me kritika: Nuk mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English