S’pranon dërgimin në Psikiatri, e sëmura mendore qëllon me thikë dy infermiere 

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirokastër, ku shtetsja, Elvira S, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, në spitalin “Omer Nishani”  ka qëlluar me thikë dy infermiere.

Dy infermieret po e merrnin për të dërguar në ambulancë, kur ajo i ka qëlluar me thikë në duar duke i lënduar lehtë. Me shpejtësi ka ndërhyrë stafi i spitalit, ndërsa e sëmura u transportua në spitalin Psikiatrik të Vlorës. Dy infermieret janë jashtë rrezikut për jetën raporton Report Tv.

Ngjarja ka ndodhur pasi e sëmura ka bërë rezistencë duke kundërshtuar dërgimin në spitalin Psikiatrik të Vlorës për mjekim.

Shpërndaje
Share.

Komento