Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dogana do të qëndrojë hapur edhe gjatë natës, MEPJ sqaron qytetarët për rregullat që duhen për të lëvizur drejt Greqisë

21:50 15/08/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar sot se më në fund është arritur një marrëveshje me palën greke, që kufiri të qëndrojë i hapur gjatë natës, por vetëm për sonte. Gjithashtu pas ditës së nesërme, të gjithë ata që do të kalojnë kufirin, do të vetëkarantinohen për 7 ditë.

Më tej në njoftim thuhet se nisur që nga dita e hënë, data 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Ndërkohë do të lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë personat që kanë leje qëndrimi greke, ata që kanë kartën e minoritarit, që kanë një vendbanim në Greqi, ose për arsye profesionale të forta, të cilët duhet të jenë pajisur me leje të posaçme. Dhe duhet të paraqesin rezultatin negativ të tamponit, të kryer 72 orë para udhëtimit, vërtetimit të përkthyer në anglisht dhe vërtetimin e plotësimit të formularit PLF.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas bisedimeve të gjata me palën greke përgjatë këtyre ditëve, në nivelet më të larta me autoritetet e saj, është arritur mirëkuptimi që pika kufitare e Kakavijës të vijojë punën edhe pas orës 22:00. Kufiri do të qëndrojë i hapur vetëm përgjatë natës së sotme duke vijuar me të njëjtat ritme intensive të testimit dhe kalimit të shtetasve të mbetur në rradhë në Kakavijë, deri nesër, e diel, dt.16 gusht 2020, ora 22:00.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit se duke nisur nga nesër dt. 16 gusht 2020 për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor. Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:

– Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
– Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Nënvizojmë se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratoret e linçesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit garanton kujdesin maksimal në kontrollet e dokumentacionit të nevojshëm shumë më herët se mbërritja në kufijtë tokësorë në mënyrë që të evitohet pritja e shtetasve në rradhë.”

Të tjera

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit
Kryesore

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

Shpërthimi i Ebolës në Afrikë po rikthen shqetësimin global, ndërsa autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së virusit në...

23:11 26/05/2026
Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë
Aktualitet

Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, mes debateve procedurale dhe mungesave të shumta të...

12:25 26/05/2026
Para

Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, policia shkon në vendngjarje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit

23:11 26/05/2026
Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, debate për afatet e paraburgimit dhe mungesa në sallë

12:25 26/05/2026
Përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan, arrestohet regjisori Petri Bozo

Përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan, arrestohet regjisori Petri Bozo

11:01 26/05/2026
ZYRTARE/ Revolucion te Milani pas dështimit në Champions, shkarkohen Tare, Allegri, Furlani dhe Moncada

ZYRTARE/ Revolucion te Milani pas dështimit në Champions, shkarkohen Tare, Allegri, Furlani dhe Moncada

19:10 25/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.